Daut Haradinaj: Deklarata e Kuvendit është e pavlerë pa zhbërjen e Speciales

Advertisement

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas miratimit të deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar hapa konkretë ndaj Dhomave të Specializuara.

Haradinaj ka vlerësuar se deklarata, e miratuar 13 ditë pas aktgjykimit, do të kishte kuptim vetëm nëse Kuvendi do të ndërmerrte hapa ligjorë për ndryshimin e kuadrit që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara.

Ai ka kritikuar edhe zhvillimet politike të ditëve të fundit, duke i cilësuar si “kalkulime politike”, ndërsa ka argumentuar se debati nuk duhet të përqendrohet te kohëzgjatja e dënimeve, por te kundërshtimi i vetë procesit.

“Logjika e kontestimit të lartësisë së dënimit – ‘dënim i rëndë apo dënim i lehtë’, nuk përkon me kombin shqiptar”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, qëndrimi i shprehur gjatë protestave ka qenë i qartë: “Jo në emrin tim!”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit