Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka deklaruar se në Buxhetin për vitin 2024 nuk do të ketë mjete për paga më të larta të funksionarëve. Por, që kjo të ndodh, nevojiten shtatë ndryshime ligjore që të përfshihen 1.260 funksionarët, aq sa ka në Maqedoninë e Veriut.
Nga viti i ardhshëm, funksionarët duhet të marrin paga më të larta për shkak të harmonizimit me rritjen e pagës mesatare, por Bytyqi thotë se Qeveria ka vendosur që të mos ketë rritje.
“Paralajmërimi se do të ketë rritje, nuk do të jetë në buxhetin e ri. Ishte paralajmëruar se për shkak të metodologjisë, vitin e arshshëm të gjithë funksionarët të kenë paga më të larta, por kjo nuk do të ndodh. Në fakt, nuk ka mundësi që me një ligj të adresohen 1.260 funksionarët dhe duhen shtatë ndryshime ligjore, për shkak se ndryshimi I një ligji derogon të drejta të caktuara për ligjin tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën” – tha Fatmir Bytyqi.
Nga marsi I këtij viti, funksionarët marrin paga më të larta për 78% me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi nenin 4 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagar dhe kompensime tjera, me cka u çngrinë pagat e funksionarëve, të cilët që nga vitin 2014 ishin të fiksuar.