14.8 C
Skopje

Ibrahimi: Partitë shqiptare të kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, jo heqjen e 20%-shit!

Ish-deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, burojnë nga Kushtetuta dhe se për një të ardhme të sigurtë të vendit, nevojitet një marrëveshje historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për të ndryshuar aktin më të lartë juridik të vendit.

“Një popull i cili është autokton, një popull i cili nuk e dimë sa jemi, prej 700 mijë deri në 1 milion, nuk kemi kapacitete ne me të vërtetë të merremi vesh në formë demokratike, të kemi një marrëveshje historike me maqedonasit për ta ndryshuar dhe ridefinuar Maqedoninë si shtet të maqedonasve dhe shtet të shqiptarëve. Gjitha shtetet moderne, përfshirë edhe shtetet në rajon këtu që i kemi afër, Kosova, Bosnja, Qipro, shtetin e kanë të rregulluar mbi bazat e parimit të demokracisë konsesuale. Po nuk erdhi në shprehje ky formulim dhe ky zbatim i demokracisë konsesuale në Kushtetutë, nuk ka subjekt politik shqiptar. Nuk mund të pretendojnë, të thirren se ne jemi subjekt shqiptar dhe dëshirojmë të heqim 20%. Opozitës shqiptare, subjekteve politike shqiptare i mungon koncepti dhe ne me forcë do të bëjmë përpjekje që ky grup i miqve, dashtë Zoti nesër edhe me subjekt politik, që ta rinisim edhe një herë vërtetë betejën politike, që t’i vetëdijesojmë një herë qytetarët shqiptar, pastaj të bëjmë marrëveshjen apo betejën me maqedonasit, t’i ulim në karrikë që tu themi se nuk mundet Maqedonia kështu. Nuk mund të egzistojë Maqedonia vetëm si pronë e maqedonasve, buxheti, shëndetësia, arsimi, infrastruktura, investimet kapitale, gjithçka shkon për qytetarin maqedonas”, tha Ibrahimi.

Në të njejtën intervistë, Ibrahimi paralajmëroi se me ish-kolegët e tij, Bekim Fazliun, Gazmend Aliun dhe Merale Feratin, po punojnë për formimin e një partie të re politike.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit