15.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Boçvarski: Është paraparë zgjerimi i kalimeve kufitare “Qafë Thanë” dhe “Deve Bair” me korsi të reja

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Mitko Trajchuleski, sot kanë mbajtur takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore.

Në takim u diskutua për projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar me mbështetjen financiare të Bankës Botërore.

Ministri Boçvarski informoi për realizimin e deritanishëm, me fokus të veçantë në projektin për “Lehtësimin e transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor”.

Boçvarski ka thënë se në kuadër të këtij projekti, tashmë nga viti i ardhshëm është planifikuar të kryhet rehabilitimi i pikave kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bair, gjegjësisht zgjerimi i pikave kufitare me korsi të reja, si dhe modernizimi i kabinave të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë Doganore.

Gjithashtu, në takim ministri informoi edhe për projektin për zbatimin e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), i cili do të fillojë të zbatohet vitin e ardhshëm në një pjesë të Korridorit 10.

“Në takim u diskutua për realizimin e projekteve kapitale të financuara nga Banka Botërore. Kemi projekte vërtet të rëndësishme që do të kontribuojnë shumë në zhvillimin e transportit në Maqedoninë e Veriut dhe do të përmirësojnë efikasitetin e kalimeve kufitare dhe rrugëve. Presim që Banka edhe në periudhën e ardhshme të jetë një përkrahës i fuqishëm i vendit tonë në ndërtimin dhe modernizimin e të gjithë infrastrukturës”, tha ministri Bochvarski.

Në takim u ngrit edhe çështja e projektit për ngritjen e një sistemi one-stop shop që do të jetë në funksion të disa institucioneve shtetërore si pjesë e projektit për lehtësimin e transportit dhe transportit të udhëtarëve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit