17.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Ahmeti: BDI i ka themelet në gjakun e dëshmorëve dhe idealistëve, jemi të pandalshëm!

Nga Çairi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se BDI është organizatë politike e cila nuk shuhet asnjëherë.
“Kënaqesi e jashtëzakonshme që sot mora pjesë këtu në promovimin e sekretariateve dhe projekteve madhore të idejuara nga ta. Po vini nga Këshilla Vendor me emra të mëdhenjë, ndaj nismën e keni që të realizoni dhe projekte me ideale të mëdha. BDI është lëvizje e fortë, që nga themelimi përpjektet janë bërë për ta zh’bë, mirëpo kam thënë se kjo organizatë nuk shuhet! BDI themelet I ka tek gjaku i idealistave dhe tek misionarët e kombit, ndaj mos u shqetësoni se çka flasin, na marrshin pleshtat sepse BDI është i etabluar dhe organizuar siç duhet, me profesionistë të dëshmuar. BDI ka nisur tashmë dhe iniciativën e Frontit për BE, sepse përpara vetes kemi sfida të rëndësishme, ndaj BDI nuk do ndasi, por bashkëpunim dhe së bashku të ecim përpara drejt një ardhmërie më të mirë. BDI përkrah avancime dhe progress dhe e tillë do mbetet gjithmonë”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se pavarësisht sulmeve që po bëhen ndaj BDI-së, ata flasin me vepra e jo me fjalë.
Dega e BDI-së në Çair, sot prezantoi projektet e sekretariateve për sfera të ndryshme shoqërore. Para të pranishmëve folën edhe kryetari i degës Bekim Neziri, ministrii Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit