Bekim Sali: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe, së shpejti

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka reaguar lidhur me çështjen e provimit për studentët shqiptarë, duke paralajmëruar zgjidhje për përdorimin e gjuhës shqipe.

 

Përmes një postimi publik, Sali ka deklaruar se “studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe”, ndërsa ka akuzuar qeverisjet e kaluara të BDI-së se nuk e kanë zgjidhur këtë problem për më shumë se dy dekada.

 

“Po e zgjidhim një çështje që ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se dy dekada gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së. E drejta e gjuhës është e drejtë themelore e njeriut, me të cilën nuk ka kompromis”, ka shkruar Sali.

 

Ai ka përmbyllur mesazhin me paralajmërimin: “Së shpejti me lajme të mira…”, duke lënë të kuptohet se pritet një vendim konkret në favor të studentëve shqiptarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit