Në një botë ku luftërat vazhdojnë të marrin jetë dhe drejtësia vihet shpesh në provë, paqja nuk është thjesht mungesa e luftës: Ajo është mbrojtja e dinjitetit njerëzor, përgjegjësia për padrejtësitë e kryera dhe besimi se çdo viktimë meriton të dëgjohet, çdo shkelje duhet të marrë përgjigje dhe çdo shoqëri ka të drejtë të shpresojë për një të ardhme më të drejtë.
Nobeli Paqes për 2026-tën i shkoi jurists së njohur, Navi Pillay, ish Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pikërisht si vlerësim ndaj përpjekjeve të saj të palodhura për paqen, drejtësinë dhe mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare.
E lindur në Afrikën e Jugut, Pillay, 85 vjeçe, është shfaqur si një figurë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së dinjitetit njerëzor dhe përpjekjeve për të ndërtuar një botë ku drejtësia të mos jetë privilegj i të fuqishmëve, por t`i takojë çdo njeriu.








