Sipas rregullave të reja, të gjitha automjetet që hyjnë në Greqi duhet të kenë një komplet të ri dhe më të gjerë të ndihmës së parë, i cili përmban 16 artikuj specifikë.
Midis elementeve të reja të detyrueshme në kuti përfshihen një batanije speciale izotermike shpëtimi, si dhe fasha të posaçme për djegie.
Nga asociacioni theksojnë se pronarët ose shoferët e automjeteve, për shkak të kushteve specifike të mirëmbajtjes, kanë përgjegjësinë që të kontrollojnë rregullisht vlefshmërinë e çdo artikulli në kuti dhe t’i rinovojnë ato me kohë, veçanërisht gjatë periudhës së verës.
Gjithashtu, materialet mjekësore dhe farmaceutike që gjenden në komplet duhet të jenë brenda afatit të përdorimit, në gjendje të mirë dhe patjetër të posedojnë shenjën (CE), në përputhje me Rregulloren e BE-së për pajisjet mjekësore.
Kontrollet rrugore në Greqi do të verifikojnë rreptësisht posedimin e këtyre pajisjeve. Nëse gjatë kontrollit konstatohet se automjeti nuk e ka kompletin e ri dhe të nevojshëm të ndihmës së parë, policia rrugore do të shqiptojë gjobë në vlerë prej 30 eurosh.





