Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, mori pjesë në një takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork.
“Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta mes qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt mes institucioneve tona kanë rëndësi për zhvillimin e të dy vendeve dhe për stabilitetin e rajonit”, tha Sali.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sali theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të forcuar fqinjësinë e mirë dhe për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.






