Prokuroria Publike Themelore ka ndarë detaje për aksionin që është realizuar sot e ku të dyshuar janë 23 persona. Siç bëhet e ditur, personat kanë qenë në Elektranat e Maqedonisë së Veriut dhe në Postat e Maqedonisë së Veriut, me qëllim janë organizuar që të fitojnë pasuri personale dhe për të tjerët, me vetëdije, edhe pse e njëjta ka ardhur nga vepra penale, transmeton TV21.
Pas një hetimi dyjavor i cili filloi të zbatohet më 21.11.2024, kur lënda është dërguar në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot në orët e hershme, nën udhëheqjen e dy prokurorëve publikë është realizuar aksion i madh policor.
Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, Njësitet e Ministrisë së Punëve të Brendshme bashkë me hetuesit e Qendrës hetuese të PPTH NKOK, në bazë të 77 kërkesave për dhënien e urdhrave për bastisje të dorëzuara në Gjykatën Penale Shkup, duke filluar nga 27.11 deri më 9.12.2024, janë realizuar bastisje në vendet si Manastir, Negotinë, Veles dhe Kërçovë.
Janë dhënë tri urdhra deri te Drejtoria për hetim financiar dhe një sërë udhrash për sigurimin e të dhënave deri te institucionet përkatëse dhe MPB. Prokurorët publikë kanë sjell urdhër për realizimin e “procedurës hetuese kundër 23 personave, për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale kundër financave publike, qarkullimin e parave dhe menaxhimin dhe veprave penale kundër detyrimit zyrtar dhe kundër veprimit të drejtë.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, është zbuluar se të dyshuarit kanë krijuar grup me persona nga EMV dhe Posta e Maqedonisë dhe që ka pasur për qëllim të keqpërdorë thirrjen publike, tenderimin, autorizimin zyrtar duke bërë edhe larje parash.
“Gjatë periudhës prej 13.04.2023 deri më 23.08.2024, një pjesë e të dyshuarve në rolin e personave zyrtarë në EMV dhe Posta e Maqedonisë së Veriut kanë krijuar grup i cili ka pasur për qëllim të kryejë vepra penale – keqpërdorim të thirrjes publike, dhënien e marrëveshjen për prokurim publik, thënien e marrëveshjen për furnizim publik apo për partneritet publik – privat, keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe larje parash dhe vepra të tjera të dënueshme dhe të parapara me Kodin Penal. Gjatë vitit 2023 dhe 2024 pjesëtarët e këtij grupi janë bërë edhe pjesë e të dyshuarve, dhe me qëllimin që të përfitojnë personalisht apo për të tjerët pasuri në përmasa të mëdha dhe shkaktojnë dëme të përmasave të mëdha, të dyshuarit me vetëdije i kanë shkelur dispozitat për procedurë për thirrje publike, për dhënien e marrëveshjen për prokurim publik apo për partneritet publik – privat, me marrëveshje me pjesëtarë të tjerë të mundshëm për shkak të manipulimin të procedurës për dhënien e marrëveshjen për furnizim publik.
Kështu, pasi e kanë organizuar dhe kanë kryer riregjistrim të veprimtarisë së subjekteve juridike në pronësi të tyre, të dyshuarit udhëheqës dhe pronarë të subjekteve juridike, si pjesëtarë në procedura (operatorë ekonomikë), mes vete janë marrë vesh të manipulojnë procedurën për furnizim me aditiv për qymyr për nevojat e EMV – filiali në TEC Manastir dhe filiali në TEC Osllome. Në mënyrën e përshkruar në dispoziat e urdhëresës, kanë mundësuar që subjekti përgjegjës juridiko penal ta fitojë marrëveshjen për furnizim publik me aditiv kundër formimit të skorjes gjatë djegies së qymyrit në kazan, aditiv RPT 601, 190.000 kilogram për nevojat TEC Manastir dhe 120.000 kilogram aditiv RPT 602 për nevojat e TEC Osllome dhe të arrijë pasuri në përmasa të mëdha në vlerë prej 397.636.400denarësh”, thuhet më tej në njoftim, transmeton TV21.
Bëhet e ditur edhe qëllimi.
“Me qëllim që ta fshehin qarkullimin e paravetë cilat e kanë ditur se janë grumbulluar me veprën penale Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, me ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik apo partneritet publik – privat, një pjesë e të dyshuarve organizatorë dhe një pjesë e të dyshuarve pjesëtarë të shoqërimit keqbërëse gjatë periudhës 24.11.2024 deri më 28.06.2024 në Manastir, Negotinë dhe Shkup kanë lëshuar në qarkullim, kanë pranuar para, kanë kryer dërgesë të mjeteve të parave dhe kanë tërhequr para në vlerë prej 414.776.400 denarësh“, thuhet më tej në njoftim.
Aksioni ende vijon, bëjnë të ditur nga Prokuroria dhe se po sigurohen materiale dëshmuese në bazë të së cilave do të sillet edhe masa për sigurimin e të dyshuarve dhe publiku do të njoftohet gjatë ditës së nesërme.