Dëbora e parë e sezonit ka mbërritur në Bosnje e Hercegovinë, duke zbardhur pjesët më të larta malore të vendit.
Reshjet e para të dëborës u regjistruan në Bjelašnicë, në rreth 1.860 metra mbi nivelin e detit, ndërsa më pas reshje u raportuan edhe në
Në Bjelašnicë temperatura ka zbritur deri në 0°C, ndërsa kufiri i dëborës është regjistruar rreth 1.800 metrave lartësi. Megjithatë, bëhet fjalë për reshje të pakta dhe nuk pritet formim i konsiderueshëm i shtresës së dëborës.
Ndryshimi i motit është shoqëruar me rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin, ndërsa në ditët në vijim dëborë mund të ketë edhe në zona të tjera të larta të rajonit.






