15.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

BDI-ja e kryqëzatave

Shkruan: Adnan Azizi, Lëvizja Besa

Lufta e 2001-it, nisi pas provokimit për vendosjen e kryqit në Kodër të Diellit – Kalanë e Tetovës. E kjo mendësi sllave vazhdon edhe sot e kësaj dite, por për dallim nga atëherë, tani zbatohet nga vazalët shqiptarë në pushtet. A ka vazalë më të mirë se BDI e cila ushtron të gjitha detyrat e marra nga qarqet e Beogradit në Shkup duke u nisur nga parimi “Çka është e juaja është edhe e jona, çka është e jona është vetëm e jona”.

Jam liberal në shpërfaqjen dhe aplikimin e lirive fetare të çdo kujt, por jam kundër reduktumit në përqindje dhe proporcion numrash të kritereve fetare. Megjithatë jam liberal deri aty ku feja ndjehet si nevojë për përmbushjen shpirtërore dhe është në funksion të edukimit të njeriut me vlera morale, e jo të shërbejë si mjet për të realizuar qëllimet politike dhe urrejte mes qytetarëve, por ndoshta edhe tjetërsim të shqiptarëve në vend.
Pushteti për 20 vite, duke e pasur si vegël BDI-në, keqpërdori gjithçka në këtë shtet, e më e keqja është se nuk e lanë pa i keqpërdorur edhe vlerat shpirtërore, duke manipuluar edhe me objektet fetare.

Shikoni sa të skajshëm janë në provokim! BDI vendos kryq gjigant në Malësinë e Sharrit, aty ku mbi 95% e banorëve janë shqiptarë dhe i përkasin besimit musliman.
Aq shum janë ndryshkur në tru, pasi vetëm tenderët dhe paratë u interesojnë, e nuk mund të mendojnë diçka më kreative për të ikur ose për të mbetur në pushtet, por vazhdojnë me lojërat e vjetra sllave, njëjtë si në kohën e Millosheviqit. P.sh. Dikur Artani për tu katapultuar në politikë, u urdhërua nga një person anonim, që të inskenojë një protestë kinse për të penguar ndërtimin e kishës dhe kryqit në Kalanë e Shkupit. Tani pas kaq vitesh, nga pozita e zv.kryeministrit (i cili kur shfaqet nëpër fushata e quajnë kryeministër real pasi gjoja BDI e udhëheq Qeverinë) po na servon kryqin, që ti shërbejë si pjesë e skenarëve më të gjërë nga kuzhinat sllave që për mendimin tim është vazhdimi i skenarit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

U bëj thirrje organeve shtetërore që të intervenojnë sa më shpejtë për ta ndaluar një iniciativë ilegale, e cila në thelb nuk e ka anën shpirtërore të një besimi, por provokimin dhe minimin e situatës, demonstrimin e forcës së pushtetit karshi shqiptarve, duke provokuar shqiptarët edhe mbi baza fetare.

P S

Të gjithë e kemi të qartë se gjithmon kur Ali Ahmetit duhet ti hapet rruga që të mbesë në pushtet, ai nis një provokim të këtillë. Dhe sa herë që i kanoset seriozisht që të ikë nga pushteti i rikthehet një skenari me provokim fetar, duke u koordinuar për këtë me qarqet sllave që e duan Ali Ahmetin me ç‘do kusht të mbetet në pushtet!
Por ama tani e gabuan lojë dhe u dogjën! Sepse në vend që shqiptarëve tu sjellin investime kapitale që rinia të mos ik në mërgim dhe të qëndroj këtu, ata u sollën një provokim, i cili nëse kalon aq lehtë nesër mund të tejkalojë edhe në tentim për tjetërsimin fetar të shqiptarëve të Maqedonisë. Por nuk thonë kotë: Zoti, para se të ta marrë shpirtin, ta merr ftyrën!

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit