Kasami: Mbështetja e kulturës dhe talenteve të rinj është investim në të ardhmen

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në edicionin e 32-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Bletëzat 2026”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami theksoi rëndësinë e këtij festivali në promovimin e talentit të fëmijëve dhe pasurimin e jetës kulturore të qytetit.

Ai bëri të ditur se Komuna e Tetovës edhe këtë vit ka mbështetur organizimin e festivalit, duke vlerësuar se investimi në kulturë dhe në brezat e rinj është investim në të ardhmen.

Kasami përgëzoi organizatorët dhe fëmijët pjesëmarrës për realizimin e këtij edicioni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit