BDI ironizon Bekim Salin: Të enjten premtoi zgjidhje për jurisprudencën, sot e premte dhe s’ka asgjë

Bekim Sali është vënë në shënjestër të reagimeve nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi deklaroi se çështja e jurisprudencës do të zgjidhej të enjten pra dje.

Në reagimin e saj, BDI ironizon mosrealizimin e premtimit, duke theksuar se “sot është e premte” dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje konkrete.

“Të enjten tha: do të ketë zgjidhje përfundimtare. Sot është e premte. Zgjidhje nuk ka. Dhe për herë të parë, kjo është një lajm i mirë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia shton se çdo zgjidhje që do të ishte jashtë Ligjit për Gjuhët do të përbënte, sipas tyre, “katastrofë”, ndërsa në fund ironizon edhe më tej duke deklaruar: “Mesa duket, nuk janë të aftë të bëjnë as zgjidhje të këqija.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit