26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Bastisje në Reçicë të Vogël, janë gjetur armë, municion dhe drogë

Dy persona të ndaluar, armë, municione e substanca narkotike të gjetura, është bilanci i aksionit policor në Reçicës të Vogël, të zbatuar të premten nga Policia Kriminale, përcjell KlanM.

“Pas masave dhe aktiviteteve të marra paraprakisht, me datë 20.10.2023 nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me nëpunës policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në SPB Tetovë, është kryer kontroll në banesë dhe në lokalet tjera të personave A.XH (25) dhe F.XH (26), të dy nga Reçica e Vogël, gjatë të cilit u gjet një pistoletë “Zastava” kal. 7.62mm me një kornizë me dy fishekë, një pistoletë “Zoraki” 917-T me kornizë pa municion, 23 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 35 fishekë kal. 7.62 mm, një qese me bari, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë. Në koordinim me prokurorin publik kundër personave do të parashtrohen kallëzime penale nga nenet 215 dhe 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit