Azizi: Qeveria do të rikonstruktoj pesë objekte sportive në shkollat fillore dhe të mesme

Advertisement

Pesë objekte sportive në shkollat fillore dhe të mesme në vend do të rikonstruohen gjatë vitit 2026, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe krijimin e ambienteve më të sigurta, moderne dhe funksionale për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Këtë vendim të sotëm të Qeverisë e ka njoftuar zëdhënësja Venera Azizi.

Punimet do të realizohen në këto shkolla:

SHFK „Imri Elezi“, Çair – Shkup
SHFK „Gjergj Kastrioti – Skënderbeu“, Poroj – Tetovë
SHFK „Said Najdeni“, Dibër
SHFK „Naim Frashëri“, Kumanovë
SHMK „Josip Broz Tito“, Qendër – Shkup

“Këto investime janë pjesë e një programi më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në shkolla. Deri tani janë rehabilituar 10 objekte sportive, ndërsa në 15 objekte të tjera punimet janë në fazën përfundimtare”, ka deklaruar Azizi.

Sipas saj investimet synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin fizik dhe sportiv të nxënësve, duke e vendosur infrastrukturën sportive shkollore në fokus të investimeve për gjeneratat e reja.

„Sporti nuk është vetëm lojë, por një investim në zhvillimin e çdo fëmije“, ka thënë ajo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit