Arrest shtëpiak për ish-drejtoreshën e “Komunalec” të Gostivarit, Artana Asani

Advertisement

Ish-u.d. drejtoresha e ndërmarrjes publike “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani, e dyshuar në rastin e ndotjes së ujit të pijshëm në qytet, kalon në arrest shtëpiak.

Vendimi është marrë me kërkesë të mbrojtjes së të dyshuarës dhe pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria Themelore Publike, njoftojnë nga Gjykata Themelore e Gostivarit. Dy zyrtarët e tjerë të dyshuar, drejtues në ndërmarrjen publike, për momentin mbeten në paraburgim.

Ish-u.d. drejtoresha e “Komunalec” Gostivar, Artana Asani, drejtori teknik Leon Nuredini dhe udhëheqësi i Sektorit të Ujësjellësit, Vadedin Dervishi, dyshohen për vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës, përkatësisht për ndotje të ujit të pijshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit