12.8 C
Skopje
Wednesday, April 24, 2024

Aparatet dhe shiritat për matjen e glikemisë nuk kanë mbërritur te të gjithë pacientët

Personat e diagnostifikuar me diabet, e kanë cilësuar këtë vit si më të vështirin deri më tani, shkruan Alsat.

Edhe pse më në fund u rregullua çështja e pajisjes me aparatet dhe shiritat për matjen e glikemisë, tani pacientët me diabet që jetojnë në rajone më të vogla, po ballafaqohen përsëri me mungesa, për shkak të lëshimeve në distribuim.

“Te vendet më të vogla si Shën Nikolla, Demir Hisari, Resnja, terapia dërgohet një herë në dy muaj…. A e dini çfarë ndodh, dërgojnë në Shtip dhe Veles, ndërsa e tejkalojnë Shën Nikollën, a Shën Nikolla është vend që në të dyja anët mund të futen furgonët dhe të dërgojnë matës dhe shirita, dhe terapi… Nuk mund të mos ketë ozempik në Shën Nikollë, nga 12 pacientë kanë dërguar 2 ozempikë. Ndërsa ministria ka lëshuar 12, kompania ka dërgur 2…”, tha Dime Velev, Diabetes.

Ministri i Shëndetësisë këtë gjë e mësoi në konferencën për media, tha se do ta verifikojnë informacionin dhe nëse është e vërtetë do të ndërmerren masa.

“Informata të tilla sinqerisht nuk kemi tek ne, por mirë është që e përmendi këtë, menjëherë do të verifikojmë nëse kjo është e vërtetë dhe do të ndërmarrim masa që kjo të mos përsëritet dhe ndodh, nëse është e vërtetë”, theksoi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Në ditën botërore të të prekurve nga diabeti nga shoqata “Diabetes” thonë se po bëhen përpjekje që të parandalohen komplikimet që prej këtij viti po paraqiten për shkak se pacientët nuk kanë pasur matje të rregullta.

Dime Velev nga kjo shoqatë tha se tashmë kanë filluar të paraqiten komplikime si sulme në tru dhe zemër dhe për këtë arsye po luftojnë që shiritat dhe matësit të arrijnë sa më shpejtë tek secili pacient.  Në Maqedoninë e Veriut 140 mijë persona janë të diagnostifikuar me diabet./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit