Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Nicole Varnes, në selinë e partisë në Reçicë.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me temat e diskutuara apo qëllimin e takimit.
Në rrjetet sociale dhe media ka qarkulluar një video që tregon momentet e takimit mes Ahmetit dhe ambasadores amerikane, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacione nga palët.






