Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar brifingun e radhës me gazetarët, ku së bashku me drejtuesit e sektorëve komunalë dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike ka diskutuar për çështje të ndryshme që lidhen me funksionimin e komunës dhe interesin e qytetarëve.
Sipas njoftimit, gjatë takimit janë trajtuar tema aktuale nga puna e administratës komunale, ndërsa përfaqësuesit e komunës u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me projektet dhe aktivitetet në zhvillim.
Kasami theksoi se komunikimi i rregullt me mediat dhe informimi i opinionit publik mbeten pjesë e rëndësishme e punës së komunës.
“Transparenca dhe llogaridhënia mbeten pjesë e pandashme e punës sonë”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.






