Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu në emisionin Impakt, ka ndarë të dhëna shqetësuese sa i përket numrit të qytetarëve të cilët luajnë bixhoz. Ai tha se krahasur me numrin e mëhershëm, me rritjen e numrit të objekteve të kazinove dhe bastoreve, është rritur dukshëm edhe numri i qytetarëve që luajnë bixhoz.
Ndërsa, ai shtoi se, shqetësuese është edhe vlera e parave që harxhohen për bixhoz.
“Sipas tyre, ky shtet ekziston nga ato 280 milionë euro që i japin këto. Çka dua të them me këtë, në qoftë se dikur është harxhuar 500 milionë euro, tash flitet për afërsisht 3 miliardë euro harxhim vjetor. Çka do të thotë kjo, 3 miliardë euro nxjerrin nga xhepat e qytetarit. Këto objekte janë shumë afër objekteve arsimore. Ka edhe diçka tjetër, se ligjet mund të sillen por në qoftëse këto ligje nuk janë të vendosur që të praktikohen është dështim”, tha Abdiu.





