16.4 C
Skopje
Monday, October 7, 2024

A po ngjallen skenarët e atyre që vranë Harunin, Likën e Shqiponjën për dominancë politike?

Fejzi Hajdari 
Kujt nuk ia mbanë b…, me politikë, përdorë kërcënime, shantazhe, presione etj. Nuk është e panjuhor dhe e paparë, kjo formë, metodë ne hapësirën shqiptare, qoftë këndej e andej kufirit! “Makievelizën primitiv” i verzionit shqiptarë në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!!! Fëtkeqësisht më duhet ta përkufizojë kështu, këtë akt të turpshëm qyqarë, me porosi, me anë të plumit në prag të shtëpisë.
Ç’ti thuhet? Vërtetë e dhimbshme, jo për ne që jemi në një moshë të mesme apo edhe të shtyer, por për brezat e rinj! E çfarë po ju lëmë në memorje e trashigimi rinisë: Metodat më primitive të mesjetës – plumbin te dera, porosia e së cilës dihet.
Ky akt, sa makabër po aq dhe primitivë, do të mbetet pjesë e historisë së hidhur kombëtare, pak a shumë të vrasjes së komandantëve Harun Aliut – Komandant Kushtrimi, gjeneralit Isa likës, Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës…, të mos i përmendim të gjitha. Është akt I trishtë, që plotëson mozaikun e horrorit që kanë në fokus zgjedhjet dhe politikën, bajraktarizmin dhe përpjekjet për dominancë. Të gjitha këto attribute janë të denja për shoqëritë e mesjetare dhe të disa shekujve më parë, por jo edhe TË SOTMES, e aq më pak TË NESËRMES!
Këto veprime primitive dhe mesjetare, fatkeqësisht përbëjnë mozaikun e turpit tonë historik kombëtarë, gjatë 34 vitesh demokraci, në veçanti pas vitit 2001…, gjithsesi të nxitura nga politika shqiptare dhe askush tjetër.
Pikërisht ky mozaik apo arsenal veprimesh primitive, barbare, jocivilizuese, përbëjnë TË KEQEN E MADHE SHQIPTARE, që pak a shumë është shndërruar në gjenerator për IKJEN E RINISË për në Gjermani.
Akti i sotëm më shumë të duket qyqarë se sa akt kërcënimi. Kërcënimet nuk bëhen me skenar filmash Holliwoodian. Por, gjithsesi turp për ata që e kanë bërë…, gjithsesi adresa dihet pak a shumë apo të paktën pistat e dyshimit janë të qarta.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit