Ndryshime në krye të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, emërohet drejtori i ri

Advertisement

Oliver Milanov ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Në vend të tij është emëruar Jovica Andovski, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, raporton Telma.
Milanov ishte emëruar në këtë detyrë në korrik të vitit 2024. Ndërkohë, Andovski ka ushtruar funksionin e zëvendësministrit të Shëndetësisë nga korriku 2024 deri në tetor 2026, si dhe gjatë periudhës 2011–2017.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së Milanovit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit