Trajkov: Anëtarësimi në BE është përcaktim i qartë strategjik

Advertisement

 Anëtarësimi në BE është prëcatim i qartë strategjik, i cili ka mbështetje të gjerë shoqërore. Integrimi evropian është proces transformues i cili rezulton me reforma konkrete, institucione më të fuqishme dhe përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset tona. Mu kjo është rëndësia e tij e vërtetë: reforma brenda, inteegrim në BE dhe përmirësim në jetën e prëditshme të njerëzve, theksoi zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktoria Trajkov në hapjen e sotme të punëtorisë dyditore e cila është në organizatë të TAIEX (Intrument për ndihmë teknike dhe këmbim të informatave të Komisionit evropian) punëtpri për harmonizim të legjislaturës së vendit tonë me të drejtën e BE-së.

Zëvendësministrja, siç informojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane, theksoi se vendi ynë për më shumë se dy dekada e harmonizon sistemin juridik dhe institucional me të drejtën e BE-së, në pajtim me obligimet nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim.

“Procesi i aproksimimit filloi me transportim të akteve kyçe nga fushat lidhur me tregun e brendshëm, ndëkaq vazhdoi në të gjitha fushat e tjera. Sot mund të themi se mbi 45% e së drejtës evropiane tashmë është transponuar me sukses në sistemin tonë juridik vendor. Rezultatet shihen edhe jashtë ligjeve: ndërlidhje e fuqishme politike, përfshirë edhe në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, bashkëpunim i përforcuar tregtar, politika të evropianizuara, administratë e trajnuar dhe infrastrukturë e përmirësuar”, tha Trajkov, duke shtuar se raportet e Komisionit evropian janë hartë për prioritetet e ardhshme.

Ajo potencoi se transponimi i drejtë është me rëndësi thelbësore për zbatim efikas të legjislaturës në pajtim me rregullat dhe standardet evropiane. Paralelisht me negociatat, siç tha, instrumente të rëndësishme për përshpejtim të këtij transformimi janë Plani për rritje i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën reformuese.

Harmonizimi cilësor, siç vlerësoi Trajkov, nuk është vetëm obligim, por edhe kusht për mbështetje financiare dhe për prëfitime që qytetarët dhe kompanitë mund t’i ndjejnë që para anëtarësimit të barabartë.

Në punëtori u prezantuan përvoja evropiane dhe rajonale lidhur me adaptimin drejt legjislaturës evropiane me drejtime konkrete në fusha të caktuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit