“Marta Kos zbulon afatin”!, kur pritet Shqipëria të përfundojë negociatat me BE-në?

Advertisement

Një burim diplomatik në Bruksel i ka thënë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, pritet t’i prezantojë Parlamentit Evropian afatet për përmbylljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sipas këtij propozimi, Shqipëria synon që deri në fund të vitit 2026 të mbyllë gjashtë kapituj të negociatave, ndërsa deri në fund të vitit 2027 të përfundojë edhe 25 kapitujt e mbetur.

Përveç progres-raportit për vendet aspiruese, Marta Kos do të prezantojë sot në Bruksel edhe të ashtuquajturin Udhërrëfyes, i cili përmban afate konkrete për përparimin drejt anëtarësimit të plotë në BE. Dokumenti pritet të përcaktojë objektivat dhe kohën e paraparë për përmbushjen e tyre nga vendet kandidate.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit