“Alta Banka” serbe në prag të shitjes së detyruar, Banka Popullore i jep vetëm tri ditë afat!

Advertisement

“Alta Banka” e Beogradit ka tri ditë afat për të vendosur nëse do t’i shesë vetë aksionet që zotëron në “Alta Bankën” e Manastirit. Në të kundërtën, shitjen do ta organizojë Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut përmes Bursës së Maqedonisë.
Bëhet fjalë për 95,336 për qind të aksioneve të bankës në Manastir. Guvernatori Trajko Sllaveski bëri të ditur se, pas afatit dhjetëditor, Banka Popullore do t’i nxjerrë aksionet në shitje përmes ankandit publik.
Më 1 nëntor, për shkak të problemeve financiare të pronarit në Serbi, në bankën e Manastirit u vendos administrim i përkohshëm tremujor. Ndërkohë, Banka Popullore e Serbisë ia kishte hequr licencën për punë “Alta Bankës” në Beograd, duke konstatuar përkeqësim serioz të gjendjes financiare.
Sipas Sllaveskit, tashmë ka interesim nga investitorë potencialë, vendas dhe të huaj. Pronari i ri do të duhet të përmbushë të gjitha kushtet ligjore dhe mbikëqyrëse për vazhdimin e punës së bankës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit