Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare

Advertisement

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim Millorad Gjokoviqin, pasi e shpalli fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Donika Shala-Abdyli, e cila ka bërë të ditur se të dënuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sipas aktgjykimit, Gjokoviq, në cilësinë e policit rezervë, më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, së bashku me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë luftës në Kosovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit