Nikolloski nga terreni: Autostrada Ohër–Kërçovë po ecën me ritëm të shkëlqyer

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka inspektuar sot punimet në ndërtimin e autostradës Ohër–Kërçovë, duke vlerësuar se projekti po avancon me ritëm të shkëlqyer.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Nikolloski ka ndarë përshtypjet nga terreni, ku është takuar me punëtorët që janë të angazhuar në realizimin e këtij projekti infrastrukturor.

“Përparim i shkëlqyer! Siç thotë populli ynë, ‘fundi po duket’”, ka shkruar Nikolloski.

Ai ka theksuar se autostrada do të jetë e shpejtë, e sigurt dhe moderne, me tunelet më të gjata në Maqedoni, si dhe me galeri dhe viadukte.

“Po e ndërtojmë Maqedoninë!”, ka përfunduar zëvendëskryeministri Nikolloski në postimin e tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit