Çmim prestigjioz për Limak Skopje: Hoteli më i mirë për akomodim në 2026

Advertisement

Limak Skopje Luxury Hotel është vlerësuar me çmimin “Kapaciteti më i mirë akomodues për 2026”, në kuadër të manifestimit “Më të mirët në 2026”, organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.
Çmimi iu dorëzua përfaqësuesve të hotelit nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, në një ceremoni të mbajtur në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi në Shkup.
Nga Limak Skopje thonë se ky vlerësim është konfirmim i cilësisë së shërbimeve, profesionalizmit të stafit dhe përkushtimit ndaj mysafirëve.
Hoteli, me 146 dhoma, restorant, lobby bar, sky bar, spa, fitnes dhe hapësira për konferenca e evente, është gjithashtu ndër hotelet më të vlerësuara në Booking.com dhe gjatë vitit 2026 ka marrë edhe Traveller Review Award.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit