Apeli: Afati i vjetërsimit të veprave për “Llaskarcën” është 40 vjet

Advertisement

Gjykata e Apelit u jep fund spekulimeve për vjetërsim eventual të veprave penale për gjashtë të akuzuar në rastin e aksidentit të Llaksarcës, të cilët akuzohen për Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

Në një përgjigje për Alsat, Apeli thekson se afati i vjetërsimit të veprave penale për këtë lëndë është 40 vjet.

Aksidenti i Llaskarcës me 16 viktima ka ndodhur në shkurt të vitit 2019-të, ndërsa në korrik është ngritur aktakuza. Kjo nënkupton se vjetërsimi i veprës për gjashtë të akuzuarit mund të ndodh në vitin 2059. Ndërkohë në Apel pritet që të caktohet seancë publike për shkak se Supremja e riktheu lëndën dhe shfuqizoi vendimin me të cilin të akuzuarve iu rritën dënimet me burg. Nga gjashtë të akuzuar, Remzi Miftari mbetet në arrati. (Alsat.mk)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit