Kompania farmaceutike „Replek“ po synon zgjerimin e pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e eksporteve. Kompania po merr pjesë për të pestën herë në panairin botëror të farmaceutikës CPHI në Milano, ku këtë vit marrin pjesë mbi 62 mijë vizitorë dhe 2.900 kompani nga 166 vende.
„Replek“ në panair zhvillon takime me partnerë ekzistues dhe potencialë, duke prezantuar kapacitetet prodhuese, portofolin farmaceutik dhe mundësitë për bashkëpunim.
Sipas të dhënave për nëntë muajt e parë të vitit, të ardhurat totale nga shitjet në segmentin e Farmacisë kanë arritur në 21.9 milionë euro, ndërsa eksporti ka qenë 14.7 milionë euro.
Në tregun vendor shitjet janë rritur për 14%, duke arritur në 7.2 milionë euro, ndërsa në tregjet ku kompania ka përfaqësi të veta rritja është 56%, me shitje prej 1.3 milionë euro.
Kompania paralajmëron edhe katër produkte të reja deri në fund të vitit, ndërsa ndërtimi i një impianti të ri për forma farmaceutike gjysmë të ngurta dhe të lëngshme pritet të përfundojë dhe të vihet në funksion në gjysmën e dytë të vitit 2027.






