Katër shqiptarë nga katër vende të rajonit bashkë në një foto

Advertisement

Një fotografi e përbashkët nga takimi ministror i Procesit të Berlinit në Cetinje të Malit të Zi ka tërhequr vëmendjen për përbërjen e saj.

Në fotografi shihen ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, si dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Kështu, katër përfaqësues shqiptarë nga katër vende të ndryshme të rajonit u shfaqën së bashku në fotografinë e përbashkët të takimit.

Në anën tjetër, sipas raportimeve, ministrja serbe e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviç, nuk është shfaqur në fotografinë e përbashkët të ministrave të Ballkanit Perëndimor.

Fotografia nga Cetinja është komentuar si një moment simbolik i pranisë së përfaqësuesve shqiptarë në takimet rajonale për bashkëpunimin ekonomik dhe Procesin e Berlinit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit