Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zhvilloi sot takim me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian të vendit.
Bashkëbiseduesit theksuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe krijimin e lidhjeve të reja mes kompanive të dy vendeve.
Në fokus ishte edhe zhvillimi i infrastrukturës. Nikolloski theksoi rëndësinë e investimeve kapitale për përmirësimin e lidhshmërisë, zhvillimin rajonal dhe krijimin e kushteve për rritje ekonomike.
Në takim u vlerësua edhe mbështetja e Kroacisë për rrugën evropiane dhe proceset reformuese të Maqedonisë së Veriut.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.






