Përcaktohet renditja e kandidatëve për kryetar të Bërvenicës

Advertisement

KSHZ-ja ka përcaktuar me short renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor.

Renditja në fletën e votimit është kjo:

1. Stojanço Radiçeski – VMRO-DPMNE, Koalicioni “Maqedonia Jote”

2. Jovica Radeski – LSDM, koalicioni i udhëhequr nga LSDM

3. Dushan Bogdanovski – Grup i zgjedhësve

4. Jakup Huseini – VLEN

5. Arife Idrizi – Grup i zgjedhësve

6. Arkin Jahiji – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI)

KSHZ-ja ka njoftuar se pas hedhjes së shortit do të përpilohet procesverbali për përcaktimin e renditjes së kandidatëve në fletën e votimit.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës janë caktuar për 18 tetor 2026.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit