Katër kandidatët për ambasadorë marrin miratimin e Komisionit për Politikë të Jashtme

Advertisement

Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvend u ka dhënë dritën jeshile katër kandidatëve për ambasadorë të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për Driton Kuçin, i propozuar për ambasador në Norvegji, Krum Efremovin në Bullgari, Muharem Jusufin në Suedi dhe Gabriell Atanasovin në Rumani.

Kandidatët janë propozuar nga Qeveria në koordinim me Presidenten dhe kanë marrë pëlqimin e vendeve përkatëse, ndërsa procedura për emërimin e tyre kishte mbetur pezull prej disa muajsh në Kuvend.

Pas përfundimit të procedurës parlamentare, Presidentja duhet të nënshkruajë dekretet për emërimin e tyre.

Sipas ligjit, të paktën 50 për qind e ambasadorëve duhet të jenë diplomatë të karrierës. Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut tashmë e përmbush këtë kriter, duke theksuar se përqindja aktuale arrin në 60 për qind.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit