Këshilli Gjyqësor shqyrton ankesat ndaj kryetares së Gjykatës së Kumanovës

Advertisement

Këshilli Gjyqësor po shqyrton situatën në Gjykatën Themelore të Kumanovës pas ankesave të punonjësve ndaj kryetares së gjykatës, Snezhana Manev.

Për këtë çështje janë formuar dy komisione, ndërsa raportet e tyre ndodhen në fazën përfundimtare. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Ivica Nikollovski, tha se situata po ndiqet prej një kohe dhe se raportet pritet të shqyrtohen në një nga seancat e ardhshme.

Sipas tij, raportet do të përmbajnë konstatimet nga vizitat e zhvilluara në gjykatë, si dhe informacionet e mbledhura nga palët e përfshira.

Ndërkohë, Sindikata UPOZ ka kërkuar reagim lidhur me ankesat e punonjësve. Nga sindikata është bërë e ditur se 75 nga 90 punonjës të administratës gjyqësore kanë nënshkruar ankesën, përmes së cilës kërkohet shkarkimi i kryetares Manev.

Punonjësit pretendojnë se prej vitesh janë përballur me fyerje, presione dhe sjellje të papërshtatshme.

Kryetarja Manev i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të përgjithshme. Sipas saj, pas reagimeve qëndron një grup i caktuar punonjësish, ndërsa çështja lidhet edhe me një procedurë disiplinore ndaj administratorit të gjykatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit