Punimet për ndërtimin e stadiumit në Komunën e Haraçinës po hyjnë në fazën e dytë, pas përfundimit të përgatitjeve të terrenit.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se faza e dytë e projektit tashmë ka nisur, ndërsa ceremonia e vendosjes së gurthemelit do të mbahet të premten në orën 14:00.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Beqiri ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në ceremoni, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive në komunë.
“Vazhdojmë!”, ka shkruar Beqiri në njoftimin e tij.






