Bekim Sali nga Nju Jorku: Dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë më të rëndësishëm se kurrë

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sali ishte pjesë e delegacionit qeveritar, së bashku me kryeministrin, në këtë aktivitet ndërkombëtar, ku u theksua rëndësia e dialogut, bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar në përballimin e sfidave të përbashkëta.

“Prania jonë në këtë forum botëror është mundësi për të afirmuar prioritetet e Maqedonisë së Veriut, për të forcuar partneritetet dhe për të përcjellë angazhimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, shkroi Sali.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit