Drejtoresha e SHISH-it Vlora Hyseni pezullohet nga detyra, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Advertisement

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krim të Organizuar (GJKKO), Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar sot kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ilir Proda, i cili është thirrur edhe në SPAK dhe është paraqitur mëngjesin e sotëm.

Në kuadër të të njëjtit hetim, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është pezulluar nga detyra. Ajo dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Gjithashtu, janë shoqëruar dy efektivë policie dhe janë kontrolluar banesat e tyre. Hetimi lidhet me një nga fraksionet e dosjes së AKSHI-t, ku janë arrestuar më herët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Ndërkohë, drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndodhet në “arrest shtëpie”, ndërsa ish-zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi është nën masën “detyrim paraqitje”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit