Jakup Huseini nis fushatën në Çellopek, shoqërohet nga Muhamet Elmazi

Advertisement

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka nisur takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme lokale.

Huseini, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka zhvilluar takim me banorët e Çellopekut.

Gjatë takimit, Huseini tha se është i gatshëm të angazhohet për të fituar zgjedhjet në Komunën e Bërvenicës.

Ai deklaroi gjithashtu se, nëse merr mandatin e kryetarit, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit