VMRO-DPMNE: Deputetët nuk duhet të kenë shtetësi të dyfishtë

Advertisement

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, deklaroi se me ndryshimet në Ligjin për deputetët do të ndalohet që një deputet të ketë shtetësi të dyfishtë.

Ai akuzoi LSDM-në se po përhap gënjeshtra dhe dezinformata për deputetët e VMRO-DPMNE-së, përfshirë pretendimet se ata kanë pasaporta bullgare.

Petrushevski tha se pikërisht për t’u dhënë fund këtyre pretendimeve, VMRO-DPMNE-ja ka propozuar ndryshimet ligjore, sipas të cilave për ushtrimin e mandatit do të kërkohet vetëm shtetësia e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, ndryshimet synojnë të qartësojnë kriteret për ushtrimin e mandatit të deputetit dhe të eliminojnë dilemat lidhur me shtetësinë e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit