Bekim Sali në Nju Jork: Zgjerimi i BE-së duhet të mbetet në agjendën politike

Advertisement

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një mëngjes pune në Nju Jork me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të vendeve të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në takim u diskutua për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mënyrat për ta mbajtur zgjerimin e Bashkimit Evropian në agjendën politike.

Sali tha se u diskutua edhe për mënyrat për t’i dhënë një shtysë të re dhe konkrete procesit të integrimit evropian të rajonit.

Ai vlerësoi mbështetjen e vendeve partnere dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për avancimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit