Çmimet e larta të naftës në Francë kanë bërë që disa shoferë të kërkojnë alternativa më të lira, ndërsa në rrjetet sociale janë shfaqur video të personave që përdorin vaj rapese në vend të naftës.
Çmimi i një litri vaj rapese është rreth 1.45 euro, ndërsa nafta në disa pika karburanti arrin deri në 2.90 euro për litër.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se vaji ushqimor nuk është i njëjtë me karburantin dizel dhe mund të shkaktojë probleme në sistemin e injektimit, veçanërisht te automjetet moderne.
Përveç rrezikut teknik, përdorimi i vajit bimor si karburant mund të sjellë edhe pasoja ligjore në Francë, përfshirë gjoba dhe në raste të caktuara konfiskimin e automjetit.
Ndërkohë, çmimi mesatar i naftës në Francë është rreth 2.41 euro për litër, duke shtuar presionin mbi shoferët.






