Pesë persona arrestohen në Strumicë, në automjet u gjet marihuanë

Advertisement

Pesë persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit të një automjeti në rrugën rajonale Strumicë–Berovë është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Sipas MPB-së, automjeti është ndaluar më 20 shtator rreth orës 22:20 në vendin e quajtur Suvi Laki. Në të udhëtonin pesë persona të moshës 22 deri në 37 vjeç.

Të arrestuarit janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të ngrihet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit