Përfaqësues ushtarakë të NATO-s vizitojnë Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Nga 20 deri më 23 shtator, për herë të parë, një eshalon i përfaqësuesve ushtarakë kombëtarë pranë Shtabit të Lartë të Forcave Aleate në Evropë po qëndron në Maqedoninë e Veriut.

Delegacioni u prit në kazermën “Ilinden” nga drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Gjatë vizitës, përfaqësuesit u njohën me kapacitetet e Ushtrisë, procesin e modernizimit, pjesëmarrjen në misionet e NATO-s dhe aktivitetet në poligonin “Krivollak”.

Ata ndoqën edhe prezantime të pajisjeve ushtarake dhe një ushtrim demonstrues të njësive të Ushtrisë.

Gjeneral-major Stefan Mershenoar nga Franca falënderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e vizitave të tilla për forcimin e bashkëpunimit dhe besimit mes aleatëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit