Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Mexhiti e ka cilësuar vendimin si zhgënjyes dhe të padrejtë, duke theksuar se, sipas tij, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe mbrojtëse.
Ai thotë se historia e popullit të Kosovës nuk mund të tjetërsohet apo të njolloset nga vendime gjyqësore, ndërsa ka bërë thirrje që beteja për, siç shprehet ai, të vërtetën dhe drejtësinë të vazhdojë.
“Jo dënimit të UÇK-së në emrin tonë!”, përfundon Mexhiti reagimin e tij.






