Dikush tjetër po vendos në emër të popullit të Kosovës/ U dënua me 25 vite burg, flet vëllai i Jakup Krasniqit

Advertisement

Avdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit ka thënë se katërshja e UÇK-së është dënuar vetëm për fjalë.

Ai e ka quajtur të pakuptimtë dënimin e Speciales.

Ka thënë se ky vendim është tërësisht i paarsyeshëm.

“Dikush tjetër po vendos në emër të popullit të Kosovës. Shpresojmë një shkallë tjetër e shqyrton më arsyeshëm”, ka thënë ai.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur vendimin ndaj Jakup Krasniqit, duke e dënuar ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 25 vite burgim.

Trupi gjykues e gjeti Krasniqin fajtor për një pjesë të akuzave që lidheshin me krime të kryera ndaj disa personave gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Mes veprave për të cilat u shpall fajtor përfshihet edhe vrasja e paligjshme, e cilësuar nga gjykata si krim lufte.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit