Minutat e fundit para aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Advertisement

Numërimi mbrapsht ka hyrë tashmë në orën e fundit.

Edhe pak minuta e ndajnë Kosovën nga nisja e seancës në Dhomat e Specializuara, ku pritet të shqiptohet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca në Hagë do të nisë në orën 10:00, ndërsa transmetimi do të vijë me rreth 10 minuta me vonesë.

Para ndërtesës së Dhomave të Specializuara në Hagë është dhënë një paralajmërim që të pranishmit të largohen nga dyert e tribunalit, me njoftimin se në të kundërt policia do të ndërhyjë për t’i larguar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit