Hoxhaj para vendimit në Hagë: “Historia nesër vendos drejtësi për çlirimtarët!”

Advertisement

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në rrjetet sociale, vetëm disa orë para shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Nesër, historia vendos drejtësi për çlirimtarët!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.

Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin pritet të shpallet të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00.

Hoxhaj, i cili ndodhet në Hagë, gjatë ditëve të fundit ka kërkuar lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së dhe kthimin e tyre në Kosovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit