Një përleshje mes disa anëtarëve të dy familjeve ka ndodhur mbrëmë në Tetovë, pasi një 27-vjeçar dyshohet se i ka kanosur një vajze 22-vjeçare, njoftoi SPB Tetovë.
Pas kërcënimeve, situata ka eskaluar dhe në përleshje janë përfshirë edhe familjarë të të dyja palëve.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet, ndërsa priten më shumë detaje lidhur me ngjarjen.






